Hidhet përtokë me tritol godina tre katëshe në Radhimë (video)

Mëngjesin e kësaj të hëne, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) zhvilloi shpërthimin e kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.
Për rrëzimin e objektit u hapën 410 furnela, u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe u përdorën 32 kilogramë lëndë plasëse.
Për të minimizuar ndikimin në zonë dhe për të mos penguar sezonin turistik, shpërthimi u krye në orët e para të mëngjesit.
Aksi rrugor Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.
Gjatë operacionit ishin të pranishme mjetet zjarrfikëse, ambulanca dhe personeli përkatës.
Pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë ishin njoftuar më herët dhe u ishte kërkuar bashkëpunimi për marrjen e masave mbrojtëse.
Pas shperthimit te komamduar ka vijuar nderhyrja per te larguar mbetjet nga IKMT ndersa nuk jane raportuar problematika apo deme ne objektet perreth.









