Nga Fatmir Harizaj – Ka qënë viti 1973- 1974 .Unë si fëmijë kurjozë që isha ika nga shtepia pa lajmëruar.Mora rrugën nga Ballshi në Fier, rrugen që shihet në kete fotografi 96 vjecare.Imagjinoje te iki femija sot nga shtepia pa lajmeruar cfare bene vaki?
Ashtu fillikatë i vetëm u nisa në këmbë të shkoja tek gjyshërit e mi të ndjerë në Fier. Ne ate kohe rruga ishte po makinat ishin shume te rralla. Shumë veta në atë kohë shkonin e kthehehin nga Fieri në këmbë.Pse mos ta beja edhe une ?*thashe me vete
Makinat e vetme ishin skodad me qymyre qe vinin nga Memaliaj dhe tek tuk ndonje gaz 69 nga ato te naftes. Isha atëhere aty rreth moshes njembdhjet-dymbedhjete vjeçë .Isha një djalë i urtë i dëgjuar i sjellshëm por isha shumë kokfortë. Po të më shkrepesh ta bëjë një gjë do ta bëja medoemos.Kokë me qoshe, kokë Ballshuku.
Për ne fëmijët që shkonim në Fier në atë kohë ishte sikur të shkoje Firence Ishte një botë tjetër. Kishte ndryshim në çdo gjë duke filluar që nga buka. Fierakët qysh atëhere hanin bukë lepurushi, të bardhe ajo e jona ishte sterrë e zezë por po të shikoje përqarkë nesh qe hanin bukë misëri apo kishte familje që nuk kishin të hanin edhe atë koromanen. Ajo ishte sketerre fare .
Kjo na ngushëllonte dhe e gjenim gëzimin tek ajo koromane e zezë me vajë me kripë apo ujë me sheqer dhe kur ishte festë hanin ndonjë fetë bukë me sheqer me vajë ulliri. Po sot marrë vesh se ajo buka e zezë që paskemi ngrenë ne Ballshukët na qënka më e mirë.
E që ta ngas muhabetin më shkrepi në kokë dhe e mora xhaden për në Fier. Në mos të gabojë e bënim për gjashte apo tete orë Mund të kisha bërë tre deri ne kater ore rruge dhe kur mbërrijë në qafën e Lalarit, jo në pjesën që duket Mbyeti në horizont si ajo që është në fotografi, por nga pjesa që ngjtesh nga rruga që vjenë për nga Ballshi.
Nga pas shohe qe më vjenë duke gulçuar një zilë që mund të ishte nga ata rusë apo kinezë.Nuk mund ta them me siguri ça lloje zili ishte.Zili e merr qafën Lalarit duke gulçuar pak pak deri sa mbrriti në majë të qafës uturiu me gulçima të mbytura e pasaj u shkreh e u këput fare deri sa u fikë
Nuk e mora vesh se e ishte shoferi qe e lanë fuqitë apo u fikë vetë .
Megjithatë duhet thënë se ndali. Afrohem edhe unë ngadalë sepse nuk kishim ndonjë ndryshim në shpejtësi .Shikojë shoferin dhe mendova se do kishte manivelin në dorë që ta ndizte.
Po Jo Jo !
Kisha gabuar E kishte fikur vete qëlimisht. Pasi del drejtohet për nga krahu i posagjerit dhe hap derën .Kur ç’të shikojë? U shtanga dhe e humba më keq se ai Shaqo Ziu i filmit. Fërkova sytë e nuk po besoja vetes kur pashl që të diltë nga ajo derë e atijl zili një vajzë perri, yll e bukur. Mu duk se njihja ate bukuri e nuk e di perse mu duk shoferi njelloje si zili i tijë Ruso-Kinezë dhe e mora inat kur e pashë të merrte vajzen për krahu e të varesh poshtë nga brezaret e fiqëve që ishin hapur në dy anët e asaj pjesë të rrugës Ballsh -Fier ne qafen e Lalarit.
I pashë të çucuriteshin si ata zogjtë e rinjtë që sa ju kishin dalë pendët e reja e të zbrisnin brezaret e fiqëve një nga një, derisa të zhdukëshin nga syte e mi. Zili ngeli i parkuar në anën e rrugës unë vazhdova rrugën sikur nuk kisha parë asgjëje prej gjejë Dhe eshte hera e pare qe po e tregojë këtë histori. keshtu vazdhdova rrugën e u vara në pjesen ku dukesh Mbyeti në horizont si thotë shoku im i kopshtit.
U bënë shkak fotot e kësajë rruge që po e tregojë këtë histori. Askush nuk kishte fajë në atë kohë, ishte koha e liberalizmit, Ishte kohs e gagarelave, kohë e shapkave ,e pantallonave kaubojë e flokëve të gjata.Në atë kohë bukuria humbiste rrugës për një xhiro me Zilë për në Fier bashkë me pafajësinë e një fëmije të çakërrdisur si puna ime.