Histori/ Loja ishte ndërprerë nga mjegulla, portieri mbronte portrën

Në dhjetor 1937, gjatë një ndeshje futbolli në Stamford Bridge të Londrës, mes Chelsea FC dhe Charlton FC, ndeshja u ndërpre në minutën e 60-të për shkak të mjegullës së madhe.
Fatkeqësisht portieri i Charlton FC Sam Bartram nuk e kuptoi që loja ishte pezulluar dhe vazhdoi të mbronte portën e tij për pesëmbëdhjetë minuta të tjera.
Ai nuk e dëgjoi fishkëllimën e arbitrit për shkak të turmës pas tij.
I bindur se bashkëluftëtarët e tij po sulmonin porten kundërshtare, ai mbeti me krahët e shtrirë, totalisht i përqendruar në mbrojtjen e portes së tij në mjegullën e dendur.
Vetëm pesëmbëdhjetë minuta më vonë, policia e fushës iu afrua për ta njoftuar se loja ishte ndërprerë një çerek ore më herët.
Thellësisht i pikëlluar Sam Bartram tha:
“Sa keq që miqtë e mi më kanë harruar ndërsa unë isha duke mbrojtur porten e tyre. “