Histori/ Nga pastrues i xhamave të veturave te semafori në profesor i Harvardit

r.Muhamed Hani thotë:Një ditë, isha në veturën time, kur një djal gjashtëmbëdhjetë vjeçar erdhi dhe tha: “A mund ta pastroj xhamin e veturës suaj të përparmë?”
- “Po, i thash.”
Ai e pastroi shumë bukur, kështu që i dhashë 20 dollarë. I riu u habit dhe pyeti: “Po ktheheni nga Amerika?” - “Po” – i thash.
- “A mund t’ju pyes për universitetet e saj në këmbim të tarifës së pastrimit?”
Ai ishte aq i sjellshëm saqë më duhej ta ftoja për një bisedë. E pyeta: “Sa vjeç jeni?” - “Gjashtëmbëdhjetë.”
- “Në vitin e dytë të shkollës së mesme?”
- “Në fakt, unë përfundova vitin e gjashtë të shkollës së mesme.”
- “Si është e mundur kjo?”
- “Sepse më çuan në avancim disa vite për shkak të sjelljeve të mia dhe notave të shkëlqyera në të gjitha lëndët.”
- “Atëherë, pse punoni këtu?”
- “Babai im vdiq kur isha dy vjeç, dhe nëna ime punon si kuzhiniere në një shtëpi. Unë dhe motra ime punojmë jashtë vendit. Kam dëgjuar se universitetet amerikane ofrojnë bursa për studentë të shkëlqyer që janë të përparuar në arritjet e tyre akademike.”
- A ka ndonjë që të të ndihmojë?
- Nuk kam asgjë,veç veten time.
- Hajde të shkojmë të hamë.
- Me kusht që të pastroj xhamin tënd të pasmë të kerrit.
Unë pranova. Në restorant, ai kërkoi që t’i shërbehej ushqim me vete për nënën dhe motrën e tij në vend që të hante. Vura re se aftësitë e tij në anglisht ishin të shkëlqyera dhe ai ishte i aftë në detyra të mëdha dhe të rëndësishme.
Ne ramë dakord që ai të më sillte dokumentet e tij të shkollës nga shtëpia dhe unë do të bëja çmos për ta ndihmuar. Gjashtë muaj më vonë, e pranova. Dy ditë më vonë, ai më telefonoi dhe tha: “Po qajmë nga gëzimi në shtëpi.”
Dy vjet më vonë, ata e publikuan emrin e tij në The New York Times si eksperti më i ri në teknologjinë moderne. Unë dhe familja ime ishim shumë të lumtur.
Gruaja ime i bëri viza për nënën dhe motrën e tij pa dijeninë tonë. E kur ky i ri e pa nënën dhe motrën e tij përpara syve të tij në Amerikë, ai nga befasia nuk ishte në gjendje të fliste, por vetëm qante nga gëzimi i papërshkruar.
Pasi kaluan vite, një ditë, unë dhe familja ime ishim brenda në shtëpi kur e pamë nga jashtë duke më larë makinën! E ndalova, i habitur nga e papritura, dhe i thashë: “Çfarë po bën?” “Më lër rehat, se mos harroj kush isha më parë dhe çfarë bëre me mua!”
Ky i ri palestinez, i quajtur Ferid Abdul Alij, tani është një nga profesorët më të mirë dhe më të famshëm në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara. Ky mesazh vlenë edhe për rininë tonë shqiptare; aty ku ja mësyen mbështetju Zotit se ke me arritë. Dhe mos e nënçmo pastruesin e xhamave, veturave se një ditë mund t’ju jep mësim fëmijëve tuaj.
Dr.Musa Vila









