Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIHistoria e fermerit Petrit Gjaci që kultivon kivi në Greqi, k'tu në...

Historia e fermerit Petrit Gjaci që kultivon kivi në Greqi, k’tu në Shqipëri nuk gjen mbështetje

Fier – Petrit Gjaci, Fermeri që solli përvojën greke në kultivimin e kivit. Të njëjtën punë, të njëjtat varietete në kulturë, ktu ka 3 hektarë tokë dhe në Greqi 7 ha tokë të marra me qera, subvencionet si dita me natën, fitimi disa herë më shumë në tokën helene.

Quhet Petrit Gjaci dhe që prej 15 vitesh merret me kultivimin e frutit ekzotik të kivit. I ardhur nga Mirdita aty nga vitet 1990 , tashmë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij ai së bashku me të vëllain e kanë ndarë jetën midis zonës së Selanikut dhe Shtyllasit në Fier.
Pasi ka emigruar në Greqi duke kryer disa lloje punësh në bujqësi së fundmi teksa kish punuar me fermerë grekë të cilët kultivonin kivi dhe kishin fitime të majme ai vendosi që të eksperimentojë në tokat e tij në Shtyllas, vetëm pak kilometra larg autostradës Mbrostar – Levan.
Ai ka marr afro tre hektar tokë dhe ka kultivuar tre vafietete kivi që prodhojnë në korrik, fund shtatori dhe fund nëntori.

Petriti tregonë për varietet e kivit, si kultivohet, kujdesi që duhet të tregohet. Ai thotë se pema e kivit ka mashkull dhe femër që të dyja çojnë lule por vetëm pema femër prodhon fruta dhe kjo arrihet nga pjalmimi që kryhet nëpërmjet bletëve. Si fillim e nisa me tre koshere ndërsa tani i ka kaluar të 100 kosheret që përveçse kryejnë pjalmimin e rrisin prodhimin e kivit ai u merr edhe mjaltin

Petriti tregonë se nëse kësaj peme i shërbehet si duhet me punime, plehrime ajo ta shpërblen mundin. Ai na tregonë se nga kjo sasi toke që e ka mbjellë me kivi ka arritur që të marri deri në 15 tonë kivi në një sezon.
Petriti na tregonë për vetitië e mira kuruese për organizmin të kivit, sa kokrra mundë të konsumojë njëperson

Petriti na tregonë se prej disa vitesh ai familjarishtë së bashku me të vëllain kanë marrë 7 hektarë tokë me qera në një fshat afër Selanikut në Grrqi, e kan mbjellë me kivi. Atje prodhimi është i mbarë thotë ai, por cilësia e plehrave është shumë e lart. Atje shteti e mbështet fermerin, vetëm për një pemë kivi shteti e mbështet fermerin me 7 euro pa llogaritur subvencionin që të jep për plehrat kimike, karburantin, gjetjen e tregjeve, pikave të grumbullimit dhe shumë tjera, ndryshimi është si dita me natën me qeverinë shqiptare thotë ai.

Njeriu i punës di të jap zgjidhje, di të punojë, di të nxjerri fitime, ashtu si ky ferner i ardhur nga fshatra të Mirditës në Myzeqenë e Fierit, më pas shkoi emigrant në Greqi dhe përvojën që mori atje për frutin e kivit e solli në Shqipëri duke kultivuar këtë frut ekzotik por me njjë ndryshim se në Greqi fiton më shumë sesa ktu në vendin e tij në Shqipëri e kjo fal politikave e ndihmës që shteti atje i jep fermerit, ndërsa ktu e rrënon çdo ditë e më tepër/ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME