Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEHistoria e mashtruesit që qëmdroi 2 vjet në hotel me 5 yje...

Historia e mashtruesit që qëmdroi 2 vjet në hotel me 5 yje pa paguar asgjë

Një person në Indi ka arritur të qëndrojë për thuajse dy vjet në një hotel me 5 yje në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, pa paguar asnjë qindarkë.

Policia vendase mori një ankesë nga menaxherët e “Roseate House”, që ndodhet në afërsi të aeroportit të Delhit, pasi zbuluan mashtrimin pas 603 ditësh qëndrim të personit, i cili i detyrohet hotelit mbi 5 milionë rupi, ose 70 mijë dollarë.

Ankesa aludon se personi ka bashkëpunuar me stafin e hotelit, që e ka ndihmuar të fshehë faturat, por deri tani askush nuk është arrestuar.

Edhe pse rasti i tij u raportua në policinë e Nju Delhi më 24 maj, detajet kanë dalë vetëm në orët e fundit.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thuhet se hyri në hotel më 30 maj 2019, pasi kishte prenotuar një dhomë për një natë të vetme, por qëndroi atje deri më 22 janar të 2022-shit.

Edhe pse ai nuk pagoi, një nga anëtarët e stafit dyshohet se e ndihmoi në zgjatjen e qëndrimit të tij, kanë raportuar mediat indiane.

Dyshohet se këto manovra janë bërë duke ngatërruar posaçërisht faturat e tij me ato të mysafirëve të tjerë të hotelit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME