Friday, July 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREHolanda mund me lehtësi Rumaninë dhe shkon në çerekfinale 

Holanda mund me lehtësi Rumaninë dhe shkon në çerekfinale 

Holanda është skuadra e radhës që siguron një biletë për në çerekfinale të “Euro 2024”. “Tulipanët” morën një sukses 3-0 ndaj Rumanisë, në një ndeshje që rezultoi jo shumë i vështirë për ekipin e Koeman.

Në minutën e 19-të, Gakpo dhuron spektakël me një veprim të bukur në hyrje të zonës dhe më pas lëshon një goditje të fortë, që shkon në cepin e portës. Rumania e pati shumë të vështirë për të reaguar, ndërkohë që Holanda në krahun tjetër shpërdoroi shumë shanse me Depay.

7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Malen do të realizonte dhe golin e dytë, ndërkohë që në shtesën e ndeshjes shënoi një tjetër gol fantastik, i dyti personal.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME