Vijon të jetë e mbuluar me enigma të mëdha historia e Ervis Martinajt, i cili prej disa javësh rezulton i zhdukur. Mbi fatin e tij ende nuk dihet asgjë, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Në studion e ABC, duke diskutuar për këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha e krahasoi historinë e Martinajt me atë të Pablo Escobar. Gazetari kujtoi njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit për të eliminuar këtë të fundit.
Sipas Artan Hoxhës, në mos agjencitë e zbatimit të ligjit kanë asistuar në sulmet ndaj Ervis Martinajt, ato kanë ndejtur indiferente me qëllim që armiqtë e tij nga krimi tek biznesi e politika ta godasin të pashqetësuar.
Sipas tij, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku ka pasur një seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn, siç thotë ai “për ta nxjerrë jashtë loje”. Hoxha shprehet se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.
“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.
Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.
Në mos se agjencitë e zbatimit të ligjit janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha.