Kryetari i Partisë Socialiste në bashkinë e Finiqit, Thima Kallojeri i cili shërben njëkohësisht si këshilltar bashkiak në këtë bashki dhe drejtor i Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës është arrestuar mbrëmjen e sotme.
Sipas Balkan Web që raporton lajmin, Kallojeri ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij. Raportohet se 67-vjeçari u kap në flagrancë nga autoritetet e policisë rrugore të Sarandës me një sasi të lartë alkooli në gjak.