Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAIsh-roja e kampit nαzist do dalë në gjyq në moshën 98-vjeçare

Ish-roja e kampit nαzist do dalë në gjyq në moshën 98-vjeçare

Një ish-roje në kampet nαziste të përqendrimit është paditur me akuzën se ka vepruar si ndihmës në vrαsjet masive. 98-vjeçari, i identifikuar si Gregor F., ka punuar si roje në kampin Sachsenhausen në veri të Berlinit midis viteve 1943 dhe 1945. Gjyqi pritet të zhvillohet në Hanau, afër shtëpisë së burrit, në përputhje me ligjin për të miturit pasi në kohën e kryerjes së krimeve ka qenë adoleshent.

“Ky person, një shtetas gjerman, i cili në kohën e krimeve ishte një adoleshent, akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen mizore dhe perfide të mijëra të burgosurve”, – tha për mediat gjermane Thomas Hauburger, kryeprokurori i qytezës së Gießen. Ai tha se Gregor F. ishte vlerësuar nga ekspertë psikiatrikë për aftësinë e tij për të dalë në gjyq dhe ishte konsideruar se ishte “i përshtatshëm për t’u përballur me gjyqin, me kufizime”.

Hans-Jürgen Foster, një avokat dhe ish-prokuror publik federal në gjykatën federale të drejtësisë, i cili do të përfaqësojë Shimon Rothschild, një ish i burgosur në Sachsenhausen, tha se shpresa e tij ishte që një gjyq të ekspozonte rolin e atyre që mund të mos kishin qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje, por kishin një rol sado të vogël në makinën vrasëse naziste që i mundësoi Holokaustit të kishte sukses.

Ai besonte se rojet e burgut “ishin një aspekt specifik i kushteve armiqësore ndaj jetës, që mbizotëronin në të gjithë kompleksin e kampit të përqendrimit”. Më shumë se 200 mijë njerëz u burgosën në Sachsenhausen ku më shumë se gjysma e tyre u vranë. Vrasja përfshinte shfarosjen masive përmes asfiksimit në dhomat e gazit, si dhe ekzekutimin e mijëra të burgosurve me të shtëna në pjesën e pasme të qafës, përmes një programi sistematik të quajtur Aktion 14f14.

Rothschild, i cili u burgos në Sachsenhausen pasi fillimisht u deportua me familjen e tij nga një geto jashtë Krakovit (Poloni) në Aushvic do të dëshmojë nëse gjyqi i Gregor F do të shkojë përpara. Së bashku me 10 fëmijë të tjerë hebrenj, Rothschild, 96 vjeç, i cili jeton në Izrael, iu nënshtrua eksperimenteve mjekësore duke iu injektuar vaksina të hepatitit dhe substanca të tjera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME