Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTI dëmtuar e i braktisur nga të gjithë, Sao Paolo i jep...

I dëmtuar e i braktisur nga të gjithë, Sao Paolo i jep një kontratë: lotët e Pato prekin Brazilin

Ju kujtohet Alexandre Pato? Një periudhë e artë te Milan, dashuria me Barbara Berlusconi, pastaj kthimi në Brazil. Mes tyre janë periudhat e palumtura te Chelsea, në Spanjë dhe rreth Kinës e Shteteve të Bashkuara, përpara se të kthehej te Sao Paulo. Një karrierë që u duk premtuese, por u kondicionua nga një listë e gjatë dëmtimesh. E ndoshta tani është legjitime që rikthimi në fushë të shoqërohej nga lotët.

Nga Alexandre Pato ishin zhdukur të gjitha gjurmët kur skuadra amerikane e Orlando City vendosi të mos rinovonte kontratën e tij. Një goditje e tmerrshme, sepse braziliani ishte edhe i dëmtuar. Duke qenë si ishte pa kontratë, ish-sulmuesi i Milan duhej të fillonte një periudhë rehabilitimi dhe stërvitjeje në vetmi të plotë. Por fatmirësisht në futboll ka ende nga ata që nuk i harrojnë talentet e tyre. Kështu që Sao Paulo, skuadra që e futi në futbollin që ka rëndësi, i ofroi atij një mundësi të re. Kontratë deri në fund të sezonit, me një opsion për vitin e ardhshëm. Një mundësi që Pato e kapi në ajër e që e bëri të rilindte.

Pato zbriti në fushë në ndeshjen e kampionatit kundër Bragantino. Sulmuesi hyri në fushë në minutën e 80′ dhe luajti një pjesëz të ndeshjes mes turmës brohoritëse. Ishte një moment magjik për Pato dhe në fund të takimit ai nuk i mbajti dot lotët: “Isha në ankth, mezi prisja. Kam qarë shumë por sot është dita e buzëqeshjes”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME