Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI dënuar për vrasje në Shqipëri, fitoi anonimitetin në Britani

I dënuar për vrasje në Shqipëri, fitoi anonimitetin në Britani

Një shqiptar që dyshohet se është i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në vendin tonë, ka fituar në Britani të drejtën për ruajtjen e anonimitetit të plotë për çështje sigurie në Britaninë e Madhe.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës që i ka dhënë favor shqiptarit ka pasur reagime të shumta në mediat vendase, të cilave u është ndaluar e drejta për të identifikuar shqiptarin që e cilësojnë si një gangster dhe person të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Sipas mediave thuhet se i “i forti” nga Shqipëria mbërriti me gomone në Britani pasi mbi të rëndonte një dënim i përjetshëm për vrasje dhe kishte kryer vepra të tjera “shumë të rënda” në vendlindje. Por një gjykatës vendosi se identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë “për hir të sigurisë së tij”, pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga grupet mafioze rivale.

I shqetësuar mbi vendimin e gjykatës, deputeti konservator David Morris tha: “Është një vendim brutal që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli, i cili është dënuar për vrasje dhe nuk ka të drejtë të jetë këtu?”

Një tjetër deputet është shprehur se publikimi  i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik.

Ndërkohë që , gjykatësi Nicholas Aldridge, i ulur në një qendër dëgjimore të Tribunalit, vendosi që asgjë nuk duhet të publikohet që mund të identifikojë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” gangsterin shqiptar, përfshirë këtu edhe listën e tij të krimeve.

“Është një shembull tjetër tronditës se pse ne duhet të ndalojmë gomonet”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për TheSun.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME