Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIHistoria e çiftit Fodulli nga fshati Sop/ Erdhën nga Greqia, investuan...

Historia e çiftit Fodulli nga fshati Sop/ Erdhën nga Greqia, investuan 30 mijë euro, falimentuan

Fitimet e 17 vjet pune në Greqi e investuan në blegtori në fshatin Sop të bashkisë Fier. Në 10 vjet fitimi zero, djemtë u rikthyen emugracionit për ta nisur nga e para

Pas 17 vjet pune të fortë në enigracion në Ishullin grek të Kretës çifti Sokrat dhe Dhoksi Fodulli së bashku me djemtë Erges dhe Sebastian u kthyen në fshatin e tyre Sop rrëzë Parkut Arkiologjik të Apolonisë për të investuar kursimet e tyre për një jetë më të mirë , që mos të shfrytëzoheshin më . Ata investuan 30 mijë euro duke marr toka me qera dhe mgritën një kope me 170 krerë të imta, dele.

Vitet kalonin, investime kryheshin, dokumenta për subvencione plotësoheshin, naftë pa akscisë për punimin e tokave kompesim nga qeveria nuk po merrte, subvencione për ato 170 krerë të imta, aplikonte por nuk përfitonte.
Në kushte të tilla ku shteti nuk ndihej e nuk ndihmonte blegtorin e fermerin e ndershëm ata i shitëm të gjitha të imtat, mbajtën vetën 15 krerë.

Në dhjet vjet punë e sakrificë 6 persona të kësaj familje fitimi zero, djemtë u mërzitën, pohonë Dhoksia, djemtë u mërzitën dhe u rikthyen e migracionit. Iku i madhi Ergesi me gruan e 3 fëmijët në Kretë të Greqisë e më pas Sebastiani, edhe ai me gruan e 3 fëmijë në Gjermani. E nisën përsëri nga e para, nga zeroja

Meqënëse çifti vendosi të rrijë ktu vllazeria i la në ruajtje godinat, tokat ua la me qera. Në oborr të banesës tyre është dhe një automjet pune, e blene djemtë për punë , cdo gjë nuk po shkonte, harxhime kishim, taksa tatime , fitim zero. E lanë ktu makinën dbe ikën

Atë pak tokë para shpisë kanë ngritur 3 kashtore që e përdorin si lokal për disa muaj vere kur kalojnë turistë të marrin ndonjë freskuese apo ujë të ftohtë

Në kto kushte ku falimentuan, ata thonë se erdhën ktu të investonjm se fitoi PS në 2013, por jo që nuk fituam nga investimi 30 mijë euro që kryem por dolëm me humbje dhe me fëmijët larg syve

Si kjo histori që na tregoi Sokrat dhe Dhoksi Fodulli në fshatin Sop të bashkisë Fier ka me qindra të tjerë që u kthyen për një jetë më të mirë të i vestonin, por jo që nuk dolën me fitim por u rikthyen emigracionit duke e nisur nga e para, mga zeroja/ALB365.Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME