Fier – Fatmir Yzeiraj nga Varibopi i Fierit jeton në kushte të vështira ekonomike dhe me bashkëshorten e sëmurë. Bashkia Patos i ka marrë 2 dynym tokë që ndërtoi një pus uji si dhe i bëri dëm në të.mbjella, shuma kto që nuk ja ka likujduar akoma edhe pse po mbushet viti. Ai apelon për ndihmë
Edhe pse po mbushet afro një vit, Bashkia Patos ende nuk ka kryer likujdimin për siperfaqen e tokës që i ka marr shtetasit Fatmir Yzeiraj nga fshati Varibop i njësisë administrative Cakran bashkia Fier, si dhe dëmin që i kreu kjo bashki gjatë kohës që në tokën e tij ndërtoi një pus uji për furnizimin e banorëve të kësaj bashkie.
Fatmiri na tregonë se ka një sipërfaqe toke afro 4.2 dynym qe e kishte mbjellë me grurë. Gjatë punës për hapjen e pusit të ujit gruri u prish ndërsa ndërtimi i pusit kapi një sipërfaqe toke prej afro 2 dynum që kaloi në pronësi të bashkisë.
Fatmiri kish diskutuar me përfaqsies të bashkisë Patos, bile ai disponon dhe një procesverbal të dëmit që i kanë shkaktuar por si thotë Fatmiri nuk ka shifër se sa i detyrohen por me gojë i kishin thënë 1 milion lekë të vjetra dëm por që ende nuk e kanë linlujduar.
Fatmiri pohonë se jeton në një banese tejet të amortizuar , bashkëshortja e tij vuan nga disa sëmundje dhe ka proteza në këmbë. Lekët atij i duhen sepse përvecse halleve që ka duhet të paguajë dhe mjekët për problemet e bashkëshortes
Ai apelon për ndihmë duke u drejtuar Bashkisë Patos që të kryej sa më parë likujdimin e shumës që i detyrohet sepse ndodhet në vështirësi të madhe ekonomike
Si duket tashmë Fatmirit i duhet të ndeshet me bashkinë Patos por edhe me ndërrmarjen e ujësjellës kanalizimeve që dikur ka qënë në varësi të bashkisë Patos por që tashmë ka kaluar më varësi të UK Fier