Jashar Maja, personi i cili u rrah nga antarë të fisit Rraja në Borizanë të Krujës ditën e djeshme paralajmëron hakmarrje.
Ai tha se personat që ushtruan dhunë ndaj tij dhe djalit të xhaxhait, ishin persona nga fisi Rraja dhe gjithçka kishte nisur prej gurores.
Ai tha se punimet në gurore po i prishin shtëpinë e për këtë arsye ka bërë kallëzime penale në polici. Maja tha se ishte duke pirë kafe kur anëtarë të fisit Rraja i sulmuan brutalisht me shkopa bejsbolli dhe hunj.
“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.
Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja ma ka borxh.
Nëse shteti nuk bën drejtësi, se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes të dalë faret nga më i madhi deri te 5 vjeç”, -tha Jashar Maja