Mallakastër – Krimi trondit familjen, djali i sëmurë mendor vret babain, në Greshicë të Mallakastrës, me mjete të forta dhe ikën në drejtim të paditur për policinë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në familjen Muhametaj. Djali Maregleni 37 vjeçar që vuan nga shëndeti mendor ka goditur me mjete të forta babain e tij Qaniun duke i shkaktuar vdekjen.
Akti i vrasjes ka ndodhur në prezencë të mamasë së tij të paralizuar dhe të bërtiturat janë dëgjuar nga komshinjtë.
Sipas burimeve të informacionit dhe atyre nga vendi i ngjarjes mësohet se 30 vjeçari Marenglen Muhametaj dikur merrte mjekim por nuk dihej nëse e vazhdonte mjekimin apo jo. Ai njihej tip i qet, i mbyllur por nuk ka qënë problematik në fshatin Greshicë
Po të njëjta burime pohojnë se mund të ket qënë një grindje e çastit mes djalit dhe babait. Djali jetonte me mamanë e sëmurë të paralizuar dhe babin. Zhurma është dëgjuar nga xhaxhai i autorit, vëllai i viktimës i cili ka shkuar por në ato momente autori ishte duke u larguar nga banesa.
Është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertë të kriminalistikës të cilët kanë pohuar se viktima ka marr goditje të fortta në kokë e trup çka i kanë shkaktuar vdekjen.
Autori i dyshuar i ngjarjes Marenglen Muhametaj pas ngjarjes është larguar dhe është shpallur në kërkim nga policia e cila përgjatë gjitjë natës ka ngritur postblloqe por dhe ka kryer disa kontrolle në vendet ku dyshonte se ai mundë të ishte fshhur.