Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIKMT: Bye bye ‘Prestige’ me 70 kg tritol

IKMT: Bye bye ‘Prestige’ me 70 kg tritol

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) duket se do çojë deri në fund paligjshmërinë dhe hakmarrjen e qeverisë ndaj ‘Prestige Resort’.

Mësohet se IKMT shembi me lënë plasëse godinën e “Prestige Resort” ditën e sotme në orën 15:15.

Kujtojmë se Gjykata Administrative e Durrësit ka vendosur me short që pezullimi i shembjes së godinës së resorit të njohur do të shqyrtohet ditën e hënë në oren 10:00. Ndërkohë që IKMT i drejtuar nga Dallëndyshe Bici, duket se ka prioritet zbatimin e urdhrave politik, dhe jo atë të shtetit të së drejtës.

IKMT dhe forcat xhenierë nuk janë ndalur as ditët e pushimit, duke punuar me orë të tejzgjatura edhe të shtunën edhe të dielën.

Mësohet se godina qendrore e “Prestige Resort” është mbushur me lëndë plasëse, ku sipas burimeve në kollonat e saj do të ngarkohen rreth 70 kilogram eksploziv, nje sasi e frikshme qe mund te shkaktoje deme te renda edhe tek ndertesat perrreth.

Njoftimi i IKMT-së:
IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 7-katësh në vijën bregdetare të Kavajës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar u ekzekutua në orën 15:15.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME