Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIlir Meta: Jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku...

Ilir Meta: Jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.

Në një postim në llogarimë e tij në rrjetin social facebook, ish Presidenti i Republikës njëkohësishtë kreu i PL Ilir Meta ka postuar  një status ku në thelb pohon se: Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.

Ja dhe postimi

Paolo Borsellino, si kolegu i tij Giovanni Falcone, e pagoi me jetë, 32 vite më parë, luftën e drejtë kundër mafias!

Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t’i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia”

Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani!

Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet.

Përmbysja e pashmangshme!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME