Konventa Kombëtare e LSI-së po zhvillon punimet. Ish-presidenti Ilir Meta hyri me dy gishta lart në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe mbështetësit e kanë pritur me brohoritje dhe përqafime. LSI do të ndërrojë emër. Konventa ndryshoi dy nene në statut. Pra ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë.
Ish-deputetja Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë. “Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon: Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë. Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”.
Ish-presidenti Ilir Meta në fjalën e tij tha se në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, por me procedura. “Në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, por me procedura, edhe me ekspertizë nga të huaj”. Po ashtu se cili nga tre pozicionet më të larta që ka mbajtur, Meta tha se është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Për këtë arsye tha se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë.
”Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme, por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”.
Po ashtu Meta tha edhe se djegia e mandateve nga opozita ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë. “I bëj të qartë çdo anëtari të LSI-së dhe çdo qytetari se Ilir Meta ka qenë kundër bastit për t’i besuar një mashtruesi ordiner për të djegur mandatet, duke lënë Parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë. Duhej të braktisej pushteti lokal që Tirana të bëhet siç është bërë”.
Ende nuk dihet se cili do të jetë ”pagëzimi” i ri i partisë, por Ilir Meta dha një sinjal se mund të quhet ”Partia e Referendumit” dhe shtoi se rikthimi i tij nuk është për të drejtuar LSI por për të sjellë frymë tjetër për aksionin opozitar