Ilir Meta, tashmë në krye të Partisë së Lirisë, ka marrë me vete nga Presidenca në këtë parti të re, këshilltaren dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Brunilda Paskalin.
Ndërsa ka publikuar sot një foto me znj. Paskali, ai tregon se ajo tashmë është përfshirë në strukturat e kësaj partie.
“Kënaqësi të takoja Bruna Paskalin, pas energjive të reja, që ka marrë nga pushimet, – shkruan Meta. – Mirënjohës për punën e saj të palodhur në Presidencë dhe besimplotë se do të jetë bashkëpunëtore e shkëlqyer edhe për suksesin e Partisë të Lirisë sidomos përsa i takon Përfshirjes Sociale të të gjithë grupeve të interesit.”
Po cila është Brunilda Paskali, çfarë kualifikimesh dhe përvoje ka ajo?
Lindur më 5 shtator 1965 në qytetin e Korçës, znj. Paskali është diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze në vitin 1987. Gjatë periudhes 1989-1990 ka dhënë provime pasuniversitare në fushen e Psikologjisë, Didaktikës dhe Filozofisë.
Për një periudhë kohore rreth 20 vjecare, ka drejtuar kompaninë e saj “Ëisdom” me aktivitet në fushën e edukimit dhe gjatë kësaj kohe ka kryer specializime të ndryshme në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Znj. Paskali mban gradën Master në Diplomaci dhënë nga Universiteti I Norëich, Vermont, SHBA në fushën e Menaxhimit të Konflikteve.
Gjatë viteve 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze, Shefe e Departamentit Shkencor dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare si dhe Pedagoge në Fakultetin e Psikologjisë pranë Kolegjit Universitar “Ëisdom”.
Në vitet 2010-2011, znj. Paskali ka qenë Këshilltare e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.
Nga tetor 2013 deri Gusht 2015, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Zv. Ministres së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes. Znj. Paskali, në këtë detyrë, ju ka dhënë një mbështetjen të madhe grave dhe vajzave, vecanërisht në fushën e sipërmarrjes.
Gjatë detyrës si Zv. Ministre e MZHETTS ka bashkëpunuar me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për fuqizimin e gruas në sipërmarrje dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca e evente me këtë tematikë.
Znj. Paskali ka ndërmarrë, gjatë kësaj periudhe, një sërë nismash në favor të grave sipërmarrëse si Plan Veprimi për Gruan Sipërmarrëse 2014-2020, krijimi i lehtësirave për gratë sipërmarrëse nëpërmjet granteve të ndryshme etj.
Nga shtator 2015 deri Shtator 2017, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës. Znj. Paskali vazhdoi të mbështesë cështje e fuqizimit ekonomik dhe politik të gruas edhe në rolin e saj si Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.
Me nismën e saj, filloi puna për krijimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Bashkisë Tiranë, një model që u përhap në të gjitha bashkitë e vendit dhe që, me vonë, coi në krijimin e rrjetit të Aleancës Kombëtarë të Grave Këshilltare.
Me iniciativën e drejtëpërdrejt të zonjës Paskali u krijua Fondi i Grave Sipërmarrëse nga Bashkia Tiranë që mbështet vajza dhe gra për hapjen apo konsolidimin e një sipërmarrje biznesi. Ky fond funksionon në mbështetje të grave dhe vajzave prej vitit 2016 e në vazhdim.
Po kështu, znj. Paskali ndërmori disa nisma të tjera në mbështetje të fuqizimit të grave dhe vajzave, nisma që konkluduan me firmosjen e Principeve të Fuqizimit të Gruas dhe po kështu me firmosjen e Kartës Europiane për barazinë e grave dhe burrave në jetën vendore.
Prej janarit 2018 në vazhdim znj. Paskali mban detyrën e Këshilltares së Presidentit të Republikës për cështjet sociale.Në rolin e saj si këshilltare për cështjet sociale, znj. Paskali vazhdon bashkëpunimin e ngushtë dhe promovimin e shoqatave të grave dhe vajzave, të të rinjve dhe kategorive të ndryshme në nevojë.
Znj. Paskali flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane dhe mjaftueshëm gjuhën spanjolle.