POLITIKËTOP-NEWS

Imuniteti futet në rend të ditës, parashikohet fjalë e Ballukut në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të enjten seancën plenare të radhës, ku një nga çështjet më të rëndësishme në rendin e ditës është shqyrtimi i projektvendimit për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku.

Sipas rendit të ditës, pika e tretë e seancës parashikon shqyrtimin e projektvendimit “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Procedura mbështetet në nenin 73 të Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa për miratimin e projektvendimit kërkohet shumicë e thjeshtë votash.

Gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në seancë plenare do të parashikohet:

fjala e deputetes Belinda Balluku;

paraqitja e raportit nga pakica parlamentare, përfaqësuar nga anëtarët e Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin;

paraqitja e raportit nga shumica parlamentare, po nga anëtarët e këtij këshilli;

më pas do të zhvillohet votimi në seancë.

Seanca e së enjtes pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi çështja e imunitetit të deputetes Balluku është ndër temat më të debatueshme në skenën politike të ditëve të fundit.

Ndonëse formalisht është parashikuar fjalë nga vetë Balluku, nuk dihet ende me siguri nëse ajo vetë do të preferojë të flasë para deputetëve.

Kujtojmë që atë ditë opozita ka njoftuar protestë jashtë Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button