Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.
Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces paguan 1600 lekë të reja për ton, ndërsa Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, dyfishin e Shkodrës.
Më tej Meta thekson se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë.
Statusi
Kryeafera e inceneratorëve zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga organizata kriminale e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj!
Në inceneratorin e Tiranës dhe në landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces për trajtimin e mbetjeve!
Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, pra dyfishin e Shkodrës, duke e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Pra për çdo 29 euro shqiptarëve u vidhen 15 euro!
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë!