Juri Ymeraj i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes së inceneratorit të Fierit është arrestuar sot në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Mësohet 35 vjeçari është arrestuar nga Interpol Roma pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana.
Ai akuzohet për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Njoftimi i policisë:
“Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të: “Pastrim të produkteve të veprës penale”.