Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIncidentet në Gramsh dhe Poliçan/ Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme

Incidentet në Gramsh dhe Poliçan/ Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme

Në një konferencë për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar mbi incidentet e ndodhura në Gramsh dhe në Poliçan gjatë fundjavës. Ndër të tjera, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës. Ai gjithashtu theksoi se ajo çfarë mbetet e rëndësishme është që popullit shqiptar t’i kthehet pushteti dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet referendumit.

Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa. Pastaj nuk dua të flas për pagesat dhe nivelin e arsimit. Sepse gjithnjë e më pak me arsim të mesëm dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti.Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryemiistrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME