Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJI“Instagram” dhe “Facebook” paditen për dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve

“Instagram” dhe “Facebook” paditen për dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve

Kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram” është akuzuar se ka mashtruar publikun në lidhje me rreziqet e përdorimit të mediave sociale dhe kontribuimin e një krize të shëndetit mendor tek të rinjtë. Padia federale u bë nga dhjetra shtete amerikane.

Në padi thuhet se kompania ka përdorur veçori të varësisë për të hedhur në grackë përdoruesit duke fshehur rreziqet thelbësore të platformave të saj dhe se ka thyer ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve nëpërmjet mashtrimit.

“Kompanitë e mediave sociale, përfshirë “Meta”, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, një nga 33 prokurorët e përgjithshëm që nënshkruan padinë.

Në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në Internet të Fëmijëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME