Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIntegrimi në BE, Greqia me veto për Belerin? Rama: Kam besim se...

Integrimi në BE, Greqia me veto për Belerin? Rama: Kam besim se kjo çështje s’do bëhet pengesë për Shqipërinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se shndërrimi i procesit të integrimit të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në konflikte dypalësh është i gabuar, duke dalë kundër këcënimit të Greqisë se do të vendosë veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama i pyetur për këtë deklaratë në emisionin “Repolitix” në Report TV tha se ka besim që kjo çësëhtje nuk do të bëhet pengesë për Shqipërinë. Nëse pala greke do të vendosë bllokadë Rama tha “le ta bëjë”.

Pyetje: A mund të na vërë veto Greqia?

Rama: Çështja është e njohur qartë dhe s’ka vend për të bërë një reagim tjetër. Çështja Beleri është çështje e drejtësisë. Ne nuk kemi as fuqi dhe as na shkon mendja të përdorim ndonjë fuqi të pushtetit ekzekutiv për të ndikuar në pushtetin e drejtësisë. Me sa di unë kërkesa për të bërë betimin është në proces gjyqësor kur të japë vendim gjykata do ta japë dhe do ta shikojmë.

Pyetje: Po për kërcënimin e Athinës se do vërë bllokadë a keni një koment?

Rama: Nuk e besoj që do arrijë të na vërë bllokadë. Është proces ky, janë hapa në Bruksel. Deri në dhjetor ka akoma kohë. Kam besim se kjo çështje nuk do bëhet pengesë për Shqipërinë. Ne s’kemi për çfarë të ndryshojmë mendje. Topi nuk është në fushën tonë që ne të shkojmë ta kapim këtë top duhet të shkojmë te fusha në drejtësi. Çështja është në gjykatë. Nëse gjykata shprehet do të shohim si do vazhdojë. Nëse duan të na bllokojnë le të na bllokojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME