Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEME iPhone 14/ I lidhur me satelitët dërgon sinjal edhe pa valë telefonike

 iPhone 14/ I lidhur me satelitët dërgon sinjal edhe pa valë telefonike

SOS (alarm për ndihmë) përmes satelitit kudo që të jeni. Është ky një nga veçoritë e iPhone14 të ri të prezantuar nga Apple. Jo vetëm kamerat, dizajni, sensorët, çipat dhe shpejtësia e përmirësuar, por beteja e telefonave inteligjentë të rinj tashmë po luhet në mundësinë e mbështetjes në komunikimet satelitore që lejojnë përdorimin në zona me mbulim të dobët valësh telefonike.

Këtë rrugë që po e ndjekin edhe Huawei dhe Google. Në Shtetet e Bashkuara gjiganti i telekomunikacionit T-Mobile ka nënshkruar një marrëveshje me Starlink të Elon Musk.

“Jemi këtu për tre produkte: iPhone, Apple Watch dhe AirPods, të cilët punojnë së bashku dhe janë të lehtë për t’u përdorur. Sot ne përmirësojmë përvojën e përdoruesit”, – tha Tim Cook, CEO i Apple.

Sistemi satelitor SOS

Sistemi satelitor SOS do të jetë fillimisht aktiv vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Falë punës së teknikëve të Apple, u bë e mundur futja e antenave të përputhshme me satelitët në telefonat inteligjentë për të dërguar dhe marrë më shpejt alarmet e urgjencës.

Një meny e posaçme drejton përdoruesin drejt pozicionimit më të mirë të telefonit drejt satelitit më të afërt, në mënyrë që të mos humbasë as edhe një moment duke kërkuar ndihmë.
Zhduket “notch” nga linja Pro

Kompania ka prezantuar 4 iPhone të rinj. iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, të cilët ende ruajnë “notch” me madhësi ekrani përkatësisht 6.1 dhe 6.7 inç dhe iPhone 14 i linjës Pro, të cilët nuk kanë “notch”. Ato do të jenë të disponueshme në versionet 6.1 dhe 6.7 inç me çip A16 që i jep një shtysë kamerës, ekranit dhe shpejtësisë së performancës.

Linja e re e Apple Watch

Në prezantim pati hapësirë edhe për linjën e re Apple Watch. Në veçanti, Watch 8 ka një sensor të temperaturës së trupit që mund të monitorojë gjithashtu ovulacionin, por ekziston edhe një sistem i quajtur Crash Detection i krijuar për të identifikuar kur një person ka pasur një aksident.

Të dy funksionet mbrohen nga privatësia. Më pas është një version “Ultra” i orës inteligjente Cupertino për stërvitje ekstreme, nga malet në shkretëtirë e deri te sportet nënujore, me GPS preciz dhe busull që kushton 1009 euro. Pajisjet janë projektuar me respekt për mjedisin, me materiale 100% të ricikluara.

Ka gjithashtu edhe një përditësim të AirPods Pro, kufjet nga Cupertino.

“Ato janë kufjet më të avancuara që kemi bërë ndonjëherë”, – shpjegoi Tim Cook. Ato përmbajnë një çip të ri të krijuar posaçërisht për audio që garanton anulim edhe më të mirë të zhurmës.

Aktiviteti i Apple u mbyll me një imazh enigmatik: një grua që do të hipë në metro dhe më pas zhduket. A është një mesazh i koduar për kufjet që ju çojnë në një dimension tjetër? Do ta dimë në muajt në vijim.

Ndërkohë më 11 tetor, Meta-Facebook do të prezantojë pajisjet e saj për të hyrë në metaverse.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME