Ironia e myzeqarit përballë Ballukut dhe përmbytjes: “Ujin e mbylla me kyç, faleminderit, gruaja më mësoi notin”

Libofshë – Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Fuerit, ka vizituar pasditen e djeshme banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë.
Gjatë ndalesave në disa banesa të përmbytura, në ikje e sipër, zonja Balluku është ndalur edhe pranë shtëpisë së Aristidhit, ku jeton një çift të moshuarish. Oborri i banesës ishte i mbuluar nga uji, me një nivel që arrinte rreth 80 centimetra, por fatmirësisht përmbytja nuk kishte depërtuar brenda në shtëpi.
Teksa zëvendëskryeministrja e pyeti banorin se si ishte gjendja dhe nëse kishin pësuar dëme nga dalja e lumit Seman nga shtrati, përgjigjja e të moshuarit myzeqar ishte e mbushur me ironi dhe zhgënjim.
“Po ku do shkonte uji? Unë e mbylla portën me kyç që të mos hynte brenda”, – është shprehur ai me tone thumbuese. Më pas, duke iu drejtuar zonjës Balluku, shtoi: “Faleminderit për ujin e tepërt që na sollët nëpër banesa, se gruaja ime nuk di not ppr e mësoi.”

Pas kësaj ndalese, zëvendëskryeministrja vijoi me agjendën e planifikuar të ditës, ndërsa banorët e Hasturkasit mbeten ende të përballur me pasojat e përmbytjeve dhe pasigurinë për ditët në vijim.









