Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në SPAK.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshohet se po heton Roshin lidhur me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit për disa parregullsi të gjetura gjatë auditimit të vitit 2013-2014 në Bashkinë e Kavajës, kur kreu i bashkisë ishte Roshi.
Hetimi ka të bëjë me abuzime me tendera dhe shpenzime të fondeve publike në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve.
Sipas Këshillit të Lartë të Shtetit (KLSH), Elvis Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës kanë shkaktuar një dëm financiar prej 33 milionë lekësh përmes tenderave për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
Janë zbardhur emrat e disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të drejtorisë së Urabanistikës në bashkinë e Durrësit për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arreste nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, së bashku me ish kryebashkiakun Vangjush Dako. Të arrestuar me urdhër të SPAK janë: Vangjush Dako,…
Në një shkrim analitik Ivan Ivanoviç dhe Lorik Idrizi te BIRN shkruajnë për fondet e BE për fermerët në Ballkan. Ndër të tjera shkruhet se “Fermerët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut përballen me sfida të ngjashme kur përpiqen të përfitojnë fonde nga programi IPARD i Bashkimit…
SPAK, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se ka sekuestruar apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë. Apartamenti i sekuestruar është 75.3 metra katrorë dhe ndodhet në Vlorë.