AKTUALITET

Ish-polici në Vlorë i dhunoi kamerierin, pronari i lokalit e bën për spital

Një rast i shëmtuar dhune nga policët u shënua dje në një bar në zonën e Skelës në Vlorë, ku ish- shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjeçar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.

Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital. Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, ndodhej jashtë orarit të shërbimit në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, një 57-vjeçar me precedent penal. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Isufi dhe Leart Bimo kanë dhunuar një 18-vjeçar, kamerier në lokal, për shkak të një porosie që përmbante një shishe ujë më tepër.

Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”. Ai ka goditur oficerin e policisë, duke e lënë të plagosur dhe të shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

“Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button