Italia blenë armë amerikane me vlerë 2.2 miliardë euro

Qytetërimi evropian mund të jetë “në rrezik zhdukjeje”, siç thuhet në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, më 5 dhjetor, por industria ushtarake amerikane po rrit biznesin e saj me vendet evropiane. Italia është njëra prej tyre. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar shitjen e mundshme të 100 raketave ajër-sipërfaqe të tipit JASSM qeverisë italiane, me vlerë 301 milionë dollarë (rreth 258 milionë euro), njoftoi Departamenti i Shtetit më 5 dhjetor. Raketat mund të montohen edhe në avionët F-35 dhe synojnë të rrisin aftësitë mbrojtëse të Italisë për të përballuar kërcënime aktuale dhe të ardhshme, pa ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në rajon.
Departamenti i Shtetit thekson se raketat do t’u caktohen vetëm forcave të armatosura italiane dhe nuk lidhen drejtpërdrejt me ndihmën për Ukrainën. Kontrata do të menaxhohet nga Lockheed Martin, kompania kryesore amerikane e industrisë ushtarake dhe pjesë e projektit F-35. Megjithatë, disa ekspertë nuk përjashtojnë mundësinë që pajisjet e reja të përdoren për të zëvendësuar armët e dërguara më parë në Kiev.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të publikuar nga Shtëpia e Bardhë paralajmëron se qytetërimi evropian mund të jetë “në rrezik zhdukjeje”. Industria ushtarake amerikane po intensifikon bashkëpunimin me aleatët evropianë, duke përfshirë Italinë, pjesë e një fluksi të vazhdueshëm të shitjeve të armatimit.
Në dy vitet e fundit, Italia ka marrë tetë dërgesa armësh nga SHBA-ja, me një vlerë totale prej 2.64 miliardë dollarësh (rreth 2.27 miliardë euro), përfshirë sisteme mbrojtjeje raketash dhe pajisje të tjera të avancuara. Në këtë periudhë, Departamenti i Shtetit ka autorizuar edhe shitje për Danimarkën, Libanin, Korenë e Jugut dhe Kanadanë, me vlera që arrijnë miliarda dollarë.









