Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa 11 ushqimet që nxisin trurin dhe kujtesën

Ja 11 ushqimet që nxisin trurin dhe kujtesën

1 Peshku i yndyrshëm

Peshku si; salmon, troftë dhe sardele, janë të gjitha burime të pasura të acideve yndyrore omega-3. Rreth 60% e trurit tuaj është e përbërë nga yndyra, dhe gjysma e këtij dhjami është i llojit omega-3.

2 Kafeja Dy përbërësit kryesorë në kafe

-kafeina dhe antioksidantët – shtojnë vigjilencën. Pra, kafeina është e mirë për rritje të përqendrimit në periudhë afatshkurtër, por mos e teproni!

  1. Boronicat Boronicat janë të mbushura me antioksidantë që mund të vonojnë plakjen e trurit dhe të përmirësojnë kujtesën. Antioksidantët veprojnë kundër stresit dhe inflamacionit, kushte që mund të kontribuojnë në plakjen e trurit dhe sëmundjet neurodegjenerative të trurit.
  2. Shafrani i Indisë Kurkumina, përbërësi aktiv i shafranit të Indisë, është treguar se kalon barrierën gjak-tru, që do të thotë se mund të hyjë drejtpërdrejt në tru dhe të përmirësojë funksionimin e qelizave në tru.
  3. Brokoli Brokoli përmban një numër përbërësish që kanë efekte të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, përfshirë këtu dhe vitaminën K.
  1. Farat e kungullit Farat e kungullit përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë trupin dhe trurin nga dëmtimet e radikalëve të lirë. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, hekurit, zinkut dhe bakrit.
  2. Çokollata e zezë Çokollata e zezë dhe pluhuri i kakaos janë të mbushura me disa përbërës që mbrojnë trurin, duke përfshirë flavonoide, kafeinë dhe antioksidantë.
  3. Arrat Disa lëndë ushqyese në arra, të tilla si yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe vitaminë E, kanë përfitimet e tyre për shëndetin e trurit.
  1. Portokalli Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira që mund të dëmtojnë qelizat e trurit.
  2. Vezët Vezët janë një burim i mirë i disa lëndëve ushqyese të lidhura me shëndetin e trurit, duke përfshirë vitaminat B6 dhe B12, folatin dhe kolinën.
  1. Çaji jeshil Çaji jeshil është një pije e shkëlqyer për të mbrojtur trurin tuaj. Përmbajtja e saj e kafeinës rrit vigjilencën, ndërsa antioksidantët e saj mbrojnë trurin dhe L-theanina, ju ndihmon të relaksoheni.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME