Ndoshta nuk e mendoni se t’i hedhësh ujë tualetit pas orës 10:00 të natës në Zvicër apo t’i japësh alkool një dreri në Alaskë kanë një gjë të përbashkët.
Por këto në fakt janë dy nga ligjet më të çuditshme që janë në botë.
Më poshtë do iu rendisim 21 ligjet që për shumë janë të papranueshme, shkruan A2Cnn por që në fakt ekzistojnë në vende të ndryshme të botës, madje për disa mund të bësh dhe burg.
1. Është e paligjshme t’i japësh alkool një dreri në Fairbanks të Alaskës. Kjo pasi drerët mund të bëhen agresivë. Në 2007, një dre që më pas u quajt nga banorët si Buzzwinkle, shkaktoi dëme të mëdha në qytet pasi piu furnizimin me birrë të një lokali.
2. T’i hedhësh ujë tualetit pas orës 10 të mbrëmjes është e paligjshme në Zvicër, pasi konsiderohet si ndotje akustike. Është shumë e zakonshme nga pronarët e banesave që të këshillojnë qiramarrësit të mos i hedhin ujë banjës, pasi shqetësojnë fqinjët e tyre.
3. Nëse të zë gjumi në një kohë kur diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mban fjalim, pasojat mund të jenë fatale. Gjenerali Hyon Yong Chol, i cili mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes u ekzekutua në vitin 2014 me një armë antiajrore pasi e zuri gjumi gjatë një takimi me Kim. Ndërkohë që për të njëjtin ‘krim’, në 2016 u ekzekutua dhe ish-zv.ministri i Arsimit.
4. Në Skoci, nuk mund të hipësh mbi një lopë kur je i dehur. Ky është një ligj që qëndron në fuqi që prej vitit 1872 dhe nëse e shkel mund të dënohesh deri në 51 javë burg.
5. Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të ndaluar të ofendosh në publik. Në kodin penal të vendit, ofendimi cilësohet si një akt që prek nderin e personit. Nëse dikush kapet duke sharë në EBA ai rrezikon burgun, nëse është i huaj, deportimin.
6. Në Florida ekziston një prej ligjeve më të çuditshme. Është e ndaluar të nxjerrësh gazra në publik pas orës 6 të pasdites. Ende është e paqartë se si autoritetet e zbatojnë këtë ligj.
7. Në disa zona të Spanjës nuk lejohet që fëmijët dhe të rriturit të ndërtojnë kështjella rëre në plazhe. Nëse kapesh duke u argëtuar me këto krijime mund të marrësh një gjobë deri në 150 euro.
8. Ndonëse një vend turistik, Barcelona e ka të ndaluar që burrat dhe gratë të dalin me rroba banje një rrugët e qytetit, përveçse në plazhe. Të ecësh vetëm me rroba banje mund të kushtojë 250 euro gjobë.
9. Norvegjia nuk lejon përdorimin e fishekzjarrëve përveçse për Vitin e Ri.
10. Në Torino të Italisë, autoritetet lokale e kanë kthyer në ligj që kafshët shtëpiake të shëtiten 3 herë në ditë. Pronarët e këtyre kafshëve mund të dënohen deri në 500 euro nëse nuk e kryejnë këtë detyrim.
11. Në Rusi është e ndaluar shitja e të brendshmeve vetëm me dantellë që prej vitit 2014. Një mbledhje e përbashkët e sindikatave në Rusi, Bjellorusi dhe Kazakistani vendosi një rregull që rrobat duhet të kenë të paktën 6% pambuk në përbërjen e tyre për motive shëndetësore.
12. Nga Bolivia vjen ligji që ndalon gratë e martuara që të konsumojnë më shumë se një gotë verë në restorant. Dhe kjo bëhet e gjitha për arsye morale, pasi duhet të ndalohen gratë të flirtojnë me meshkujt e tjerë nëse janë nën efektet e alkoolit. Por ky ligj nuk aplikohet dhe te burrat e martuar.
13. Në Norvegji nuk lejohet të kositësh barin përpara shtëpisë ditën e diel. Kjo për një arsye të thjeshtë, është pushim dhe nuk mund të bësh zhurmë.
14. Singapori e ka ndaluar me ligj hedhjen e mbeturinave në rrugë. Shkelësit gjobiten me 650 dollarë për herën e parë të shkeljes, por që penaliteti shtohet më shumë nëse je përsëritës.
15. Është e paligjshme të jesh i mbipeshë në Japoni. Nga ky ligj përjashtohen vetëm mundësit sumo, ndërkohë që të tjerët kanë shpesh herë kontrolle për peshën e tyre.
16. Norvegjia prezanton një ligj të ri që ndalon kastrimin e kafshëve shtëpiake pa motive shëndetësore.
17. Nëse keni në zotërim pula në Gjeorgji, duhet të sigurohen që ato të mos kalojnë rrugën pasi shpesh herë kthehen në burim aksidentesh.
18. Tajlanda vjen me ligjin e radhës të pazakontë. Në këtë vend është e ndaluar të dalësh nga shtëpia pa të brendshme, ndonëse mund të kesh rroba të tjera të veshura. Edhe në këtë rast është e çuditshme se si autoritetet i dallojnë shkelësit.
19. Ligji tjetër që vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe është ai që ndalon konsumimin e pijeve dhe ushqimeve të ndryshme në transportin publik. Fatmirësisht në këtë rast, gjoba shkon deri në 23 dollarë.
20. Në Singapor është e ndaluar të pështysh në publik. Masat ndaj shkelësve janë të rënda dhe arrijnë deri në 650 dollarë gjobë.
21. Franca, vendi i dashurisë, vjen me një ligj që nuk i shkon për shtat. Ndalohen puthjet në platformat e stacioneve të trenave. Ky ligj hyri në fuqi në vitin 1910 dhe u aplikua për të mos lejuar vonesat e trenave në stacionet e mbipopulluara.