Ja cili është alkooli më pak i dëmshëm
Shumë mjekë na rekomandojnë se prija e alkoolit, është shumë e dëmshme për shëndetin tonë.
Por një pjesë e njerzve që janë të alkoolizuar, e kanë shumë të vështirë ta presin menjëherë konsumimin e alkoolit.
Dr. Daryl Gioffre në një deklaratë të tij për NY post, tha se xhini është alkooli më pak I dëmshëm për shëndetin tonë. Ai shpjegoi se xhini është me më pak acid nga pijet e tjera alkoolike me shkallën e 7 pH, gjë që e bën më të afërt, me pijet si vera dhe birra të cilat kanë një shkallë midis 3 dhe 4 pH.
“PH më i lartë e bën atë më të butë me stomakun dhe më pak gjasa të prishë ekuilibrin acid-alkalik të trupit” tha Gioffre.
Ai shtoi se xhini nuk përmban sheqer, gjë që është thelbësore për shmangien e efekteve të dëmshme, të rritjes së sheqerit në gjak dhe minimizimit të inflamacionit.