Në një kohë kur pajisjet tona kanë ekrane gjithmonë e më të mëdhenj, një kompani amerikane ka vendosur që të “notojë kundër rrymës” dhe të prodhojë televizorin më të vogël në botë.
“TinyCircuits” ka prezantuar dy prototipë të serisë së televizorëve të rinj të saj, njëri prej të cilëve, TinyTV Mini, ka një ekran vetëm 15 milimetra, praktikisht sa një pullë poste. Ai më i madhi, TinyTV 2, ka një ekran prej 26 mm.
Të dy këta televizorë kanë të instaluar një kartë memorie prej 8GB, që mund të mbajë nga 10-40 orë video.