Uncategorized

Ja kë takoi 1 orë Ëngjëll Agaçi në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka qëndruar për të paktën 1 orë në SPAK pasditen e së premtes. Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga çështja. Kur ka lënë Prokurorinë e Posaçme, Agaçi ka preferuar të mos japë asnjë detaj rreth marrjes në pyetje.

Agaçi ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të orarit zyrtar ku është takuar me prokurorin Dritan Prençi i cili ka nën hetim çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

“Më herët Ëngjëll Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, – ka deklaruar gazetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button