Pas bujës së madhe që shkaktoi me dorëzimin e mandatit të deputetit, Grida Duma nuk do të qëndrojë në heshtje. Sikurse u tha më herët, Duma do të jetë në ”Top Channel”, ku do të drejtojë emisionin ”Top Story”.
Emisioni do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në orën 21:00, në formatin “hard talk” ku premton se do të thuhen të vërteta, por edhe për atë që ish-deputetja tashmë si gazetare thotë se është krijimi i një mendësie të re që është dhe nuk po i jepet zë.
“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. Të harrosh çke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre”, thotë Duma gjatë spotit të publikuar në mediat sociale.