Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËShakira, ndarja nga Pique më frymëzoi për hite

Shakira, ndarja nga Pique më frymëzoi për hite

Ndarja e saj nga Pique, jo që nuk e pengoi në karrierën e saj, por madje e frymëzoi duke sjellë disa hite njëri pas tjetrit.


Mirëpo përpos karrierës muzikore, së fundmi Shakira ka bashkëpunuar me markën prestigjoze “Burberry”, për fushatën festive duke u bërë imazh i markës.
Ajo ka ndarë videon e realizuar në Instagramin e saj, ku duket me një fustan vezullues dhe aksesorë të shtrenjtë.

Le të qëndrojmë pak tek këto të fundit! Ka qenë pikërisht një unazë ku shkruhej “Love”, që i ka ndarë ndjekësit e kolumbianes në disa kategori.
Disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se mund të jetë një mesazh dashurie për veten, ndërsa të tjerë kanë hamendësuar se mund të jetë një mesazh kundër ish-partnerit të saj, Gerard Pique, që nuk dinte ta vlerësonte dashurinë e saj.
Ka pasur edhe nga ata që e lidhin me markën që po promovon.
Ndërkohë nga ana tjetër disa ditë më parë Shakira dhe Gerard Pique, pas shumë takimeve të dështuara më në fund arritën një marrëveshje përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre.
Dhe po, siç e kishte shprehur edhe më parë këngëtarja kolumbiane ia doli me të sajën! Sasha dhe Milan do të transferohen për të jetuar në Miami së bashku me të.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME