AKTUALITET

Ja kush e zëvendëson Vlora Hysenin në krye të SHISH

Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, pasi shkarkimit të Vlora Hysenit, nën hetim nga SPAK për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit. 

Sipas urdhrit, Lila do të ushtrojë kompetencat e drejtuesit të SHISH deri në emërimin e titullarit të ri. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. 

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati. 

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button