Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa kush u ekzekutua në Shkodër

Ja kush u ekzekutua në Shkodër

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Një person humbi jetën nga të shtënat e kallashnikovit. Ngjarja ndodhi në një lokal në një zonë mjaft të populluar.

Viktima është identifikuar si Erjon Xhenjo. Ai po qëndronte në këtë lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” kur është qëlluar me breshëri.

Ai u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore. E gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu, por ende nuk kane dhene detaje.

Sipas të njëjtave burime viktima ishte ulur në lokal dhe po pinte kafe në momentin kur e qëlluan. Në pyetje janë marrë menjëherë dëshmitarët ndërsa po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit dhe zonës përreth.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME