Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa pse nuk duhet të pini ujë nga shishja e ngrohur në...

Ja pse nuk duhet të pini ujë nga shishja e ngrohur në diell

Shumica prej nesh gjatë motit të nxehtë nuk dalim nga shtëpia pa një shishe me ujë, mirëpo ekziston një gjë e rëndësishme lidhur me atë që duhet ta dini.

Disa njerëz, gjatë shëtitjes blejnë një shishe me ujë, disa po atë shishe e përdorin sërish dhe e rimbushin me ujë të freskët.

Mirëpo, kjo shprehi mund të rrezikojë shëndetin.

Domethënë, mund të jetë shumë rrezik të pini ujë nga një shishe plastike e cila është ngrohur në diell.

Është fakt që sa më shumë që të ngrohet shishja e plastikës, aq më shumë përbërës nga ajo plastikë kalojnë në ujin të cilin e pimë.

Shishet e plastikës bëhen kryesisht nga polietileini i tereftalatës, prandaj kur ngrohen, ky material liron kimikate, të cilat quhen bisfenol A dhe njihet nën shenjën BPA.

Studimi tregoi se niveli i BPA rritet kur shishja e ujit mbahet e ngrohtë, dhe profesori Ma paralajmëron që të mos pini aksidentalisht ujë pasi shishja është lënë në makinën tuaj për ditë të tëra, të themi, gjatë ditëve të nxehta të verës.

BPA zakonisht shoqërohet me probleme të shumta shëndetësore, si problemet me shëndetin riprodhues, imunitetin dhe problemet neurologjike.

Gjithashtu, ky përbërës rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, sëmundjeve metabolike, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME