Tuesday, July 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEKomediania: Ja pse u largova nga “SNL”

Komediania: Ja pse u largova nga “SNL”

Komediania e njohur, Kate McKinnon ka zbuluar së fundmi pse u largua nga “Saturday Night Live”

“Mendova për një kohë shumë të gjatë dhe ishte shumë, shumë e vështirë”, tha McKinnon për Ryan Seacrest dhe Kelly Ripa në episodin e së enjtes të Live With Kelly and Ryan.

“Gjithçka që kam dashur të bëj gjatë gjithë jetës sime ishte të isha në Saturday Night Live. Kështu, e bëra, më pëlqeu, kalova dekadën më të mirë dhe më pas isha sikur trupi im ishte i lodhur dhe ndjeva se ishte koha.”

Aktorja u largua  në fillim të këtij viti dhe arriti të mbajë rekordin si anëtarja femër e cila qëndroi më gjatë në shfaqje.

McKinnon fitoi nëntë nominime për Emmy për interpretimet, me nominimin e saj më të fundit për aktoren dytësore në një serial komedi që do të publikohet në shtator.

Largimi i saj vjen pasi kolegu, Pete Davidson u largua nga spektakli në maj të këtij viti.Davison  iu bashkua shfaqjes në vitin 2014 në moshën 20 vjeçare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME