Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa pse u larguan VIP-at nga burgu i Durrësit

Ja pse u larguan VIP-at nga burgu i Durrësit

Të burgosurit “VIP” të cilët ishin vendosur në burgun e Durrësit u transferuan këtë të martë në burgun e Fierit. Bëhet fjalë për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-kryetarin e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Alfred Beleri, ish-prokurorin Xhevahir Lita si dhe ish-drejtorin e forcave Operacionale Oltion Bistri. Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi zbuloi në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin”, arsyet e këtij transferimi.

“Kemi të bëjmë me një zhvendosje për shkak të trajtimit preferencial të të burgosurve “VIP”, burime të miat më kanë konfirmua se këta të burgosur kishin gjithçka tjetër veç lirisë. Ata kishin një palestër brenda një burgu, kishin ushqimin që kërkonin.

Kishin njerëzit e tyre. Ma kanë konfirmuar burime të miat brenda burgut. ka të bëjë edhe me mënyrën se si këta trajtoheshin brenda ambienteve të burgut të Durrësit, ata kishin të gjitha kushtet. 

Burgu i Durrësit i ka me rregullore të shkruar se për çdo të burgosur lejohen vetëm tre vizita në javë, ndërsa për këta të burgosur futen e dalin qindra vizitorë gjatë javës dhe me dhjetëra gjatë ditës. Duke marrë parasysh situatën kaotike në burgun e Durrësit u mor edhe vendimi për tranferimin e këtyre të burgosurve”, – tha gazetarja. Transferimi nga burgu i Durrësit u bë me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME