Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEJa restoranti më i miri në planet

Ja restoranti më i miri në planet

Për të dytin vit radhazi, një restorant në Kopenhagen është shpallur më i miri në planet duke u renditur i pari ndër 50 restorantet më të mira në botë.

Geranium shërben një menu Scandi pa mish, me bazë sezonale, në mjediset e pazakonta të katit të tetë të stadiumit kombëtar të futbollit të Danimarkës. Është i hapur vetëm katër ditë në javë, një zgjedhje e bërë nga kryekuzhinieri Rasmus Kofoed dhe bashkëpronari Søren Ledet për të mbajtur një etikë të ekuilibrit punë-jetë.

Geranium
Çmimi iu dha restorantit në një ceremoni luksoze të mbajtur të hënën mbrëma në Old Billingsgate të Londrës.

Gjatë 20 viteve që mbahet ceremonia, asnjë restorant jashtë Evropës apo Amerikës së Veriut nuk e ka fituar ndonjëherë çmimin e parë të 50 më të mirëve në botë. Të gjithë fituesit deri më tani kanë ardhur nga Spanja, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Danimarka, Italia dhe Franca.

Geranium
Më poshtë, lista me 50 restorantet më të mira në botë:

1. Geranium (Kopenhagen, Danimarkë)

2. Central (Lima, Peru) *Restoranti më i mirë në Amerikën e Jugut*

3. Disfrutar (Barcelona, ??Spanjë)

4. Diverxo (Madrid, Spanjë)

5. Pujol (Mexico City, Mexico) *Restoranti më i mirë në Amerikën e Veriut*

6. Asador Etxebarri (Axpe, Spanjë)

7. A Casa do Porco (São Paulo, Brazil)

8. Lido 84 (Gardone Riviera, Itali)

9. Quintonil (Mexico City, Meksikë)

10. Le Calandre (Rubano, Itali)

11. Maido (Lima, Peru)

12. Uliassi (Senigallia, Itali)

13. Steirereck (Vjenë, Austri)

14. Don Julio (Buenos Aires, Argjentinë)

15. Reale (Castel di Sangro, Itali)

16. Elkano (Getaria, Spanjë)

17. Nobelhart & Schmutzig (Berlin, Gjermani)

18. Alchemist (Kopenhagen, Danimarkë)

19. Piazza Duomo (Alba, Itali)

20. Den (Tokio, Japoni) *Restoranti më i mirë në Azi*

21. Mugaritz (San Sebastian, Spanjë)

22. Septime (Paris, Francë)

23. The Jane (Antwerp, Belgjikë)

24. The Chairman (Hong Kong)

25. Frantzén (Stokholm, Suedi)

26. Restaurant Tim Raue (Berlin, Gjermani)

27. Hof van Cleve (Kruishoutem, Belgjikë)

28. The Clarence (Paris, Francë)

29. St. Hubertus (San Cassiano, Itali)

30. Florilege (Tokio, Japoni)

31. Arpège (Paris, Francë)

32. Mayta (Lima, Peru)

33. Atomix (Nju-Jork)

34. Hiša Franko (Kobarid, Slloveni)

35. The Clove Club (Londër, Mbretëri e Bashkuar)

36. Odette (Singapore)

37. Fyn (Cape Town, Afrika e Jugut)

38. Jordnær (Kopenhagë, Danimarkë)

39. Sorn (Bangkok, Tajlandë)

40. Schloss Schauenstein (Fürstenau, Zvicër)

41. La Cime (Osaka, Japoni)

42. Quique Dacosta (Dénia, Spanjë)

43. Boragó (Santiago, Kili)

44. Le Bernardin (Nju-Jork)

45. Narisawa (Tokio, Japoni)

46. Belcanto (Lisbonë, Portugali)

47. Oteque (Rio de Zhaneiro, Brazil)

48. Leo (Bogota, Kolumbi)

49. Ikoyi (Londër, Angli)

50. SingleThread (Healdsburg, Kaliforni)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME