Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa sa herë u qëlluan me thikë Kokoneshi dhe shoferi i tij

Ja sa herë u qëlluan me thikë Kokoneshi dhe shoferi i tij

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili.

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë pasi është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Xhelili ishte IT në bashki dhe ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij, e cila mbante postin e drejtoreshës në këtë bashki.

Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë dhe menjëherë të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnjë. Autori është arrestuar.

Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj, në mes të qytetit.

Kjo është fotoja e autorit:

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME