Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIJa si duket Golf R i ri

Ja si duket Golf R i ri

Përderisa i afrohemi 50-vjetorit të Volkswagen Golfit, gjiganti gjerman po planifikon ta shpalosë një përditësim të modelit ikonik.

Përditësimi përfshin ndryshimet në top-modelin Golf R, që është spiunuar gjatë testimeve të fundit në shtegun e famshëm të Nurburgringut. Sikurse modelet tjera, Golf R i ri do të ketë drita më të holla e më të mprehta dhe një grilë më të ulët.

Përderisa i afrohemi 50-vjetorit të Volkswagen Golfit, gjiganti gjerman po planifikon ta shpalosë një përditësim të modelit ikonik. Përditësimi përfshin ndryshimet në top-modelin Golf R, që është spiunuar gjatë testimeve të fundit në shtegun e famshëm të Nurburgringut. Sikurse modelet tjera, Golf R i ri do të ketë drita më të holla e më të mprehta dhe një grilë më të ulët.

Në rastin e modelit R, grila do të jetë edhe më e madhe. Vetura do të ketë rrota me madhësi 19-inç.

Sa i përket ndryshimeve të brendshme, “Auto-Express” shkruan se VW-ja do të vendosë sistemin e njëjtë sikur te Tiguani dhe Passati i ri, me ekranin e përditësuar të sistemit kryesor. Nuk ka shumë informata të publikuara për fuqinë e veturës.

Që nga debutimi i Golf R Mk8 fuqia e tij ka qenë 316 kuajfuqi. Një model special do t’i ketë 325 kuajfuqi – si modeli më i fuqishëm ndonjëherë. Pritet që modeli i ri Golf R të shpaloset muajve të ardhshëm, në krah të modelit standard Golf.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME