Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa si të jeni energjik gjat orarit të punës

Ja si të jeni energjik gjat orarit të punës

Konsumoni ujë

Konsumimi i ujit jo vetëm na mban të hidratuar, por edhe energjik. Uji i largon toksinat dhe u jep atë ndjenjën e të qenit i/e plotë, prandaj jeni më të pritur të mos ushqeheni me ushqime të këqija. Sa më shumë ujë të pini, aq më shumë udhëtime për në tualet do të bëni, gjë që ju inkurajon të lëvizni përgjatë ditës.

Ushqehuni shëndetshëm

Shumica nga ne e kemi përjetuar atë momentin e pasdites ku vetëm duam të hamë diçka, shpeshherë diçka të kripur ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyre dëshirave jo të shëndetshme. Mbani ushqime të shëndetshme afër dhe qëndroni të përgatitur kur jeni të uritur. Mollët, yogurt, frutat dhe karrotat janë opsione të mira për ti mbajtur në tavolinën e punës apo frigorifer.

Meditoni

Bërja e gjërave rutinore e heq lumturinë dhe ndërton frustrimin në punë. Praktikimi i meditimit na ndihmon të ngadalësojmë me gjërat dhe të jemi mjaftueshëm prezent, për ti njohur gjërat e vogla të cilat na sjellin kënaqësi në punë. Gjithashtu, meditimi na ndihmon ti shohim më qartë qëllimet tona dhe të jetojmë një jetë më të kompletuar.

Bëni aktivitete të vogla fizike

Kur jeni në punë, shtoni edhe pak aktivitet fizik rutinës tuaj ditore. Në vend që të përdorni ashensorin, ngjituni shkallëve ose nëse përdorni transport publik, ndaloni një stacion më herët dhe ecni për në punë. Gjatë pushimeve të drekës dilni dhe ecni me kolegët.

Bëni një pushim 5-minutësh

Herë pas here pushoni sytë duke shikuar një objekt të caktuar. Ndryshoni detyrat që keni për ti vënë në funksion muskujt e tjerë. Bëni ushtrimet e zgjatjes në tavolinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME