MAGAZINË

Joe Keery merr vendin e parë në Spotify, Swift zbret nga froni

Aktori i serialit “Stranger Things”, Joe Keery, ka arritur të marrë vendin e parë në Spotify, duke ia rrëmbyer pozicionin kryesor Taylor Swift-it gjatë fundjavës.

Keery, i cili publikon muzikë nën emrin artistik DJO, u ngjit në krye të renditjes falë një vale të madhe dëgjimesh nga fansat, pas publikimit të episodit final të serialit shumë të ndjekur.

Kënga e tij “End of Beginning”, pjesë e albumit “Decide” të vitit 2022, arriti të mposhte këngën e Taylor Swift “The Fate of Ophelia”, nga albumi i saj më i fundit “The Life of a Showgirl”.

Kënga e Swift kishte qëndruar në vendin e parë të Spotify për 78 ditë rresht, përpara se të zëvendësohej nga hiti i Keery.

Joe Keery dhe Taylor Swift janë njohur më parë personalisht. Aktori ka treguar se ata janë takuar në Electric Lady Studios në New York, ku Swift i kishte bërë një kompliment për këngën “End of Beginning”.

“Isha aty rastësisht të njëjtën ditë që ishte edhe ajo,” kishte rrëfyer Keery në vitin 2024 në The Spout Podcast“Ajo më tha se e donte shumë këngën time. U habita totalisht dhe i thashë: ‘Si e ke dëgjuar këtë këngë?’”

Joe Keery ka nisur karrierën muzikore përpara se të bëhej i famshëm me “Stranger Things”. Ai është pjesë e grupit rock Post Animal dhe ka publikuar gjithsej tre albume solo nën pseudonimin DJO.

Kur u pyet për mundësinë e një bashkëpunimi me Taylor Swift, Keery u përgjigj me humor: “Ndoshta universi ka krijuar diçka… por nuk e di.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button