SPORT

Juventus me 10 lojtarë e çon Galatasaray në shtesë, e dënon Osimhen: Real e PSG në1/8

Galatasaray, PSG, Atalanta dhe Real Madrid kalojnë në fazën e 1/8-ave të Champions League, por jo pa vështirësi. Juventus me 10 lojtarë rikuperon humbjen 5-2 të ndeshjes së pare, duke e çuar Galtasaray në shtesë me fitoren 3-0. Aty pastaj u dënuan nga Osimhen e Yilmaz. “Merengues” rrezikojnë duke pësuar gol nga Rafa Silva (13’), por përmbysin dhe fitojnë 2-1: golat janë të Tchouameni (16’) dhe Vinicius Junior (80’), Arbeloa kundër City ose Sporting. Drithërima edhe për PSG, që përmbys sërish Monacon, por kapet në 2-2 dhe rrezikon të pësojë një tjetër gol në shtesë. Do të përballet me Barça ose Chelsea.

JUVENTUS-GALATASARAY 3-2 (tot. 5-7)

Një Juventus i bukur, luftëtar dhe e pashtershme i afrohet mrekullisë historike, e çon në shtesë Galatasaray duke përmbysur 5-2 e ndeshjes së parë në Champions pavarësisht ndeshjes së tretë në katër të fundit për një pjesë loje në inferioritet numerik dhe, falë golave të Locatelli (me penallti), Gatti dhe McKennie, e luan (pothuajse) deri në fund, sipas motos së saj, por eliminohet nga një gol për çdo pjesë shtese i Osimhen dhe Yilmaz në dy kohët shtesë. Një goditje shumë e rëndë, sepse 10 minuta para vulës së nigerianit, Zhegrova kishte shkuar shumë pranë golit të katërt që do të kishte nënkuptuar rikthimin në 1/8-at e finales pas 4 vitesh mungesë.

Semafori, megjithatë, është i kuq për djemtë e teknikut Spalletti, por përpara tyre shohin një rrugë të drejtë drejt rifillimit: pas një muaji shkurt të tmerrshëm, në këtë natë Champions Juventus u rikthye të ishte ai që, me shpirt skuadre dhe dëshirë për të mos u dorëzuar kurrë, kishte shkruar faqet e saj më të mira të historisë, duke shkuar edhe përtej të pamundurës. Këtë herë nuk ia doli për një fije, por, pavarësisht se ndjekja e vendit të katërt mbetet tashmë objektivi i vetëm për t’u arritur, bardhezinjtë dërgojnë mesazhin e qartë se duan ta luajnë deri në fund. Që duke nisur nga përballja direkte në Romë të dielën.

REAL MADRID-BENFICA 2-1 (tot. 3-1)

Nuk ia del mrekullia Benfica-s, që eliminohet në playoff-in e Champions nga Real Madrid: 2-1 për “merengues”, që do të përballen me Man City ose Sporting. Pa Mbappé dhe pa Prestianni (i pezulluar për çështjen e racizmit), sfida nis me vrullin ofensiv të miqve. Mou është i pezulluar, por drejton skuadrën nga tribuna dhe të tijtë tregojnë shumë hov. Pavlidis bëhet menjëherë i rrezikshëm, më pas krijon golin: askush nuk e markon, Asencio rrezikon autogol në goditjen e tij-kros dhe Rafa Silva shënon 1-0 nga dy hapa (13’). Shpresat e Benfica-s zgjasin vetëm tre minuta, pasi Valverde bën një aksion të madh dhe frymëzon golin e Tchouameni: goditje e fortë përdhe dhe 1-1 në 16’. “Merengues”-ve u anulohet edhe avantazhi, i shënuar nga Arda Guler, për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, formacioni i Arbeloa-s mbetet në kontroll, duke shuar me kalimin e minutave hovin e një Benfica gjithnjë e më pak efektive. Luzitanët e kanë të vështirë të bëhen të rrezikshëm dhe nuk shfrytëzojnë dëmtimin e Asencio-s, që detyron Madridin të hedhë në fushë Alaba-n. Në minutën e 80-të, është pikërisht Real që mbyll llogaritë: kundërsulm i vrullshëm i Vinicius Junior, goditje e fortë përdhe dhe festim pranë flamurit të këndit. Real Madrid fluturon kështu në 2-1 dhe minutat e fundit shërbejnë vetëm për të rindezur nervozizmin mes dy skuadrave. Fiton dhe kalon formacioni spanjoll, që do të përballet me Manchester City ose Sporting në 1/8-at.

PSG-MONACO 2-2 (tot. 5-4)

Në ripërsëritjen e ndeshjes së parë, PSG rrezikon shumë dhe kalon kundër Monaco-s: vendimtar 2-2 në ndeshjen e kthimit, jo pa drithërima. Luis Enrique shkon në 1/8-at e Champions, ku do të përballet me Barça ose Chelsea. Monaco humbet menjëherë një gol me Coulibaly, që shtyn përpara dhe frikëson kampionët e Europës në nisje. Doué dhe Zaire-Emery përpiqen të përgjigjen për vendasit, por nuk kanë saktësinë e duhur. E ka, ndërkohë, Akhliouche, që bën të festojnë tifozët miq: nis aksionin dhe e mbyll vetë, goditje e saktë përdhe dhe është 1-0 në 45’. Në pjesën e dytë Joao Neves i jep sinjalin PSG-së që, siç kishte ndodhur shtatë ditë më parë, favorizohet nga një karton i kuq: karton i dytë i verdhë për Coulibaly, Monaco me dhjetë në 58’.

Që nga ai moment ndryshon ndeshja, pasi të bardhekuqtë pësojnë menjëherë gol: Marquinhos barazon si qendërsulmues, asist i Doué. Duket se nuk ka më asgjë për të bërë për Monaco-n, sidomos kur vjen edhe goli i 2-1 në 66’: goditje e fortë e Hakimi-t, Köhn devijon dhe Kvara shënon në tap-in. Portieri zviceran shmang të tretin e parisienëve dhe mban gjallë të tijtë, që i afrohen mrekullisë: Teze barazon në 90’ me asist të Adingra. Pastaj, në shtesë, Faes i afrohet golit të bujshëm që do të vlente shtesat. Megjithëse me drithërimë, kalon PSG, që do të mund të mbrojë titullin në 1/8-at.

Pasalic 750x375

Atalanta bën mrekullinë dhe në shtesë mposhti 4-1 Borussia Dortmund në ndeshjen e kthimit të play-off të Champions League. Skuadra italiane siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe e zhbllokuan shifrat që në minutën e 5-të. Krosim i Bernasconi, gabim i Bensebaini dhe Svensson, dhe Scamacca përfitoi për të shënuar. Pas tentativave të Zalewski dhe rasteve të para për gjermanët me Brandt dhe Guirassy, në fundin e pjesës së parë erdhi goli i dytë. Goditje e rrezikshme e Zappacosta, devijim sërish nga Bensebaini që mashtroi Kobel dhe çoi shifrat në 2-0 në të 45-ën.

Për golin e avantazhit në përballjen e dyfishtë, skuadra e Palladino-s nuk priti gjatë. Në minutën e 57-të, krosimi i harkuar i de Roon gjeti Pasalic, i cili me kokë nga afër përmbysi gjithçka. Kovac hodhi në fushë Adeyemi. Ky i fundit në minutën e 75-të ngriu “New Balance Arena” me të majtën dhe rihapi sfidën.

Kur dukej se ndeshja po shkon drejt shtesave, në minutat shtesë Krstovic goditet në kokë në zonë. Pas një kontrolli të gjatë me VAR, u akordua penallti për skuadrën bergamaske dhe Bensebaini undëshkua me të kuq. Nga pika e bardhë, Samardzic u tregua i saktë dhe shënoi golin e katërt në minutën e 98-të, që vulosi kualifikimin.

Në 1/8-at e finales, për Palladino-n do të jetë përballja me njërën mes Arsenal dhe Bayern Munich.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button