Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“Ka lojtarë që futen për të vrarë, pafundësi faullesh ndaj Neymar”

“Ka lojtarë që futen për të vrarë, pafundësi faullesh ndaj Neymar”

Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, gjendja e Neymar është gjithmonë në fokus në Brazil. “Unë nuk jam mjek, por mendoj se Neymar dhe Danilo do të luajnë në Kupën e Botës – shpjegoi trajneri Tite në konferencën për shtyp -. Unë kam zgjedhur tashmë zëvendësuesit, por nuk do t’ju them”. Trajneri brazilian bën gjithashtu mea culpa: “Nuk e kuptova se sa u dëmtua Neymar dhe kur e kuptova, e zëvendësova, por gabova. Ai ishte i dëmtuar kur bëri aksionin e golit të parë. Duhet ta kisha zëvendësuar më parë. E kam bërë një gabim edhe me Danilo, duhet ta kisha zëvendësuar”. Në vend të tyre duhet të jetë Rodrigo, për të cilin Tite ka një vlerësim të madh: “Ai duket se e ka topin ngjitur në këmbë”. Në mbrojtje do të luajë një mes Militao dhe Dani Alves.

Tite i drejtoi një apel FIFA-s dhe arbitrave, me fjalë që i ngjajnë një kritike, për faullet e shumta të pësuar nga Neymar: “Për Neymar, ndaj Serbisë, pati një rodeo faullesh. Ne duhet të mbrojmë lojtarët e mëdhenj, nëse duam spektakël. Ka lojtarë që futen për të vrarë. Ndërhyrja për të cilën u fol (ajo e Milenkovic, ed) nuk ishte e keqe, lojtari nuk donte ta dëmtonte. Një e mëparshme, ndoshta po”.

Krahas Tite, në konferencën për shtyp ishte edhe Marquinhos, i cili tha se Neymar po bën gjithçka për t’u rikuperuar. Ylli i PSG, duhet të kalojë ndrydhjen e kaviljes së djathtë të pësuar ndaj Serbisë: “Neymar ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer, saqë praktikisht fle në divanin e fizioterapisë”.

FORMACIONI I MUNDSHËM KUNDËR ZVICRËS

Alisson, Dani Alves (Militao), Marquinhos, Thiago Silva, Alex Sandro; Casemiro, Paquetá, Rodrygo (Fred); Raphinha, Richarlison e Vinicius.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME